Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ligji “Për Rininë” i konsultuar me organizatat dhe grupet rinore

17:50 / March 5, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
WhatsApp Image 2025 03 05 at 17.46.33
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ligji i ri “Për Rininë” i cili po diskutohet në parlament është një produkt i konsultuar gjerësisht me grupet e interesit. Sot në Kuvend, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik kishte të ftuar disa Organizata Rinore të përzgjedhur prej tyre me të cilët diskutoi mbi projektligjin “Për Rininë”.

Organizatat rinore njëzëri vlerësuan punën e bërë gjatë hartimit të ndryshimeve në Ligjin “Për Rininë”, duke u shprehur se kërkesat e tyre janë marrë në konsideratë. Granit Sokolaj, drejtues i Qëndrës “Alert” thotë se “një pjesë e mirë e sygjerimeve tona janë marrë në konsideratë nga MSHRF. Kemi propozuar që tek pjesa e përfaqësimit të të rinjëve në Këshillat Vendorë Rinorë dhe në Këshillin Kombëtar të ketë përfaqësues edhe nga diaspora shqiptare.

Anila Busho, përfaqësuese e Organizatëve “Klub kombëtar I prindërve të fëmijëve me crregullim Autik. Autizmi flet”. Në ligjin për Rininë gjatë kohës që janë bërë mbledhjet me klubet e caktuara është vërejtur që përvec të rinjëve të diasporës mungonin dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara. Është ftuar në ligjin e rishikuar dhe sygjerimet dhe vërejtjet që kemi bërë janë shtuar”. Më herët, Ministrja Bora Muzhaqi ka qenë në kuvend dhe ka prezantuar ndryshimet në këtë projektligj të cilat sipas saj kanë ardhur si rezultat I kërkesave nga vetë rinia.

Gjatë muajit korrik 2024 u zhvillua turi i konsultimeve me të rinjtë “Rinia ndryshon ligjet”, në 12 bashki të vendit, përkatësisht Kurbin, Kamëz, Shkodër, Lushnje, Kuçovë, Dibër, Durrës, Librazhd, Tiranë, Tropojë, Konispol, dhe Korçë. Me qëllim lehtësimin e marrjes së kontributeve nga të rinjtë u përgatitën materialet informuese dhe pyetësorët për të dy ligjet në version elektronik, të cilat ju prezantuan atyre përmes platformës Kahoot.

Në funksion të përmirësimit të këtij ligji janë zhvilluar takime konsultuese fizike dhe online me përfaqësuesit e 48 organizatave jofitimprurëse rinore dhe/ose për të rinjtë dhe në datën 29-31 Korrik 2024, anëtarët e KVR-ve diskutuan lidhur me propozimet e tyre për Ligjin për Rininë.

Gjithashtu gjatë periudhës shtator- ëntor u bë përgatitja e projektligjit bazur në procesin e vlerësimit dhe rekomandimet e pricesit të konsultimit. Gjithashtu për një periudhë gati 4-javore (27.11.2024-25.12.2024) janë kryer konsultime përmes REJNK.

Ligji i ri “Për Rininë”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Partia e Lirisë: Shqipëria, e fundit në rajon për infrastrukturë

12:55 / June 15, 2025

Rama poston video nga plazhi i Darëzezës

17:54 / June 14, 2025

Të martën hapet 2,240 kuti votimi në Elbasan, Tiranë, Fier dhe Durrës

16:41 / June 14, 2025

Balluku: Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë po punohet për ndërtimin e veprave të artit e nënkalimeve

16:03 / June 14, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.