Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ligji për rritjen e pagave të administratës: Bëhen bashkë deputetët e PS dhe të opozitës për ndryshim

20:22 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, ministrja e Financave qëndroi vetëm 20 minuta

Deputet e mazhorancës dhe opozitës pasi ranë dakord me kamerat fikur, e njoftuan se në ligjin për rritjen e pagave të administratës, ata do të propozojnë disa amendime të reja, që kanë të bëjnë pikërisht me rrogën e deputetëve.

“Kontaktet me një numër të konsiderueshëm të të dy krahëve më shtynë drejt propozimit që për ligjin e pagave disa deputetë do marrin iniciativa për të propozuar amendime. “-tha Eduard Shalsi.

Me ligjin e ri paga e presidentit të republikës dyfishohet në 425 mijë lekë dhe duke qenë paga më e lartë, ajo shumëzohet me koeficientet e pozicioneve të tjera në hierarkinë e administratës publike.

Por, për deputetët dhe ministrat qeveria e uli koeficientin e shumëzimit në mënyrë që paga e tyre të mbetet e pandryshuar. Ndryshime nuk do të ketë as për Kryeministrin, kryetaren e Kuvendit dhe ministrat.

Ky ngërç burokratik tashmë e ka lënë administratën pa marrë rritjen e pagave që iu premtua nga kryeministri në muajin prill. E pyetur në lidhje me këtë ministrja e Financave tha se miratimi i ligjit do të mbyllet brenda majit.

“Fakti që ky ligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit prill do të thotë që pagat do të fillojnë të rriten pas miratimit të ligjit. Pagat e administratës publike do të rriten nga maji dje do të kenë efekt në pagën që do të merret në qershor”– tha Delina Ibrahimaj.

Qeveria synon ta dërgojë 900 euro pagën mesatare në administratën publik deri në vitin 2025. Rritja pritej të fillonte këtë vit dhe të vijojë vitin e ardhshëm. Rritja e pagave do të prekë edhe sistemin e drejtësisë, ku paga e një magjistrati do të fillojë nga 153 000 lekë në muaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.