Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ligji që prek sistemin gjyqësor në Izrael, mijëra marshojnë drejt Jeruzalemit

08:57 / July 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1690091331 izrael
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhjetëra mijëra protestues marshuan në autostradën kryesore që të çon drejt Jeruzalemit të shtunën në mbrëmje, në një shfaqje force që synon të bllokojë rishikimin me ligj të kompetencave të drejtuesve të sistemit gjyqësor, nga ana e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Më shumë se 100 nga ish-shefat e sigurimit të Izraelit, nënshkruan një letër duke i kërkuar kryeministrit izraelit, të ndalë ligjin.

Mbërritja e marshuesve e ktheu hyrjen kryesore të qytetit në një det me flamuj izraelitë bardhë e blu, ndërsa ata përfunduan pjesën e fundit të një udhëtimi katër-ditor, prej 70 kilometrash, nga Tel Avivi drejt parlamentit të vendit. Marshuesit bashkuan forcat me qindra protestues të tjerë që kanë në plan të ngrenë tenda jashtë Knesset-it, siç njihet parlamenti izraelit, në pritje të votimit që mbahet ditën e hënë.

Netanyahu dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë pretendojnë se rishikimi është i nevojshëm për të frenuar ato që ata thonë se janë kompetenca të tepërta që kanë sot gjyqtarët. Por kritikët e reformës thonë se ligji do të shkatërrojë sistemin e kontrollit e balancës së vendit dhe do ta fusë atë në rrugën e një sulmi autoritar.

Ndryshimet ligjore të propozuara kanë nxitur kritika të ashpra nga drejtuesit e biznesit e shëndetësisë, si dhe një numër në rritje i rezervistëve ushtarakë që kanë thënë se do të ndalojnë paraqitjen për detyrë nëse ligji miratohet, duke ngritur shqetësimin se kjo gjë do të kërcënonte interesat e sigurisë së vendit.

Mbi 100 ish-shefa të lartë të sigurisë, mes tyre komandantë ushtarakë në pension, komisionerë policie dhe krerë të agjencive të zbulimit, iu bashkuan të shtunën thirrjeve kundër ligjit. Mes nënshkruesve ishte edhe Ehud Barak, një ish-kryeministër izraelit.

Pas shtatë muajsh demonstratash, nga më të qëndrueshmet dhe më intensivet që kanë përfshirë ndonjëherë vendin, lëvizja duke se ka arritur një pikë kritike. Parlamenti pritet të votojë të hënën rreth ligjit që do të pengonte gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të rrëzonin vendimet e qeverisë, bazuar në një gjykim të arsyeshëm.

Përkrahësit e ligjit thonë se standardi aktual tek i cili bazohen gjykatësit për të rrëzuar vendimet e qeverisë u jep atyre kompetenca më të mëdha mbi vendimmarrjen, krahasuar me zyrtarët e zgjedhur. Por kritikët thonë se heqja e standardit, i cili përdoret vetëm në raste të rralla, do të lejonte qeverinë të miratonte vendime arbitrare, të bënte emërime ose shkarkime të paligjshme dhe t’i hapte derën korrupsionit.

Në një fjalim të enjten, zoti Netanyahu i cilësoi kritikat ndaj ligjit si absurde. “Kjo është një përpjekje për t’ju mashtruar për diçka që nuk bazohet në realitet”, tha ai. I alarmuar nga masa në rritje e rezervistëve që refuzojnë të shërbejnë, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant, bëri thirrje për një shtyrje të votimit të së hënës, sipas njoftimeve në mediat izraelite. Mbetet e paqartë nëse të tjerë zyrtarë do t’i bashkohen kësaj thirrjeje. /VOA/

Jeruzalem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.