GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për 10 personat e arrestuarit për drogën që u kap në Fier.
Mësohet se thasët me pleh kimik janë porositur nga Zenel Çervenaku, por ky i fundit ka thënë se s’ka pasur dijeni për drogën.
Sipas Çervenaku, ai ka porositur vetëm pleh organik. Gjithashtu edhe të arresuarit e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.
Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kanë pretenduar se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë.
Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.
Të arrestuarit janë: Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati (vajza e Genci Ferhatit dhe e fejuara e Denilsonit) Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
