Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lihet në fuqi vendimi i KQZ-së, Bejleri: Vendim politik, e vërteta ime për Masakrën e Peshkëpisë

15:25 / May 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejler 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e pengon Fredi Bejlerin të kandidojë për kryetar bashkie.

Në një dalje për mediat pas përfundimit të seancës vetë Bejleri e ka quajtur një vendim politik. Pyetjes së drejt për drejtë nëse ka lidhje me masakrën e Peshkëpisë ai iu përgjigj: “Vajta sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe do shkojë sa herë të ma kërkojë akuza që të mbyll një çështje që po më sorrollat 25 vjet dhe që nuk kam asnjë lidhje. Kam prova të padiskutueshme që nuk kam lidhje me ngjarjen e Peshkëpisë dhe çdo lloj ngjarje tjetër terroriste. Spekulim i politikës për të hedhu topin jashtë fushe. Do kemi zgjedhje në Himarë vetëm me një kandidat, i cili gjithë këto vite ka një politikë të caktuar për bashkinë tonë”.

Lexo edhe- Autori i masakrës së Peshkëpisë kandidoi për kryetar bashkie në Himarë

I pyetur nëse do të votojë në zgjedhjet e 30 qershorit ai tha: Pse do ketë zgjedhje? Unë jam për proceisn zgjedhor, por zgjedhje me 1 kandidat nuk është zgjedhje. Shpresoj që Shqipëria të mos kthehet në kohën e komunizmit”.

Moslejmi i kandidimit të tij nga ana e KQZ solli dhe reagimin e ministrisë së Jashtme greke e cila e quajti këtë vendim pa baza ligjore. Fredi Bejleri është njëri nga personat që kanë marrë pjesë masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994. Ai është thirrur dy herë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar për masakrën që i mori jetën dy personave dhe plagosi disa të tjerë.

Lexo edhe- “Masakra e Peshkëpisë”, merret në pyetje Fredi Bejleri

Fredi Bejleri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.