Liga e Europës ka shënuar sot humbjen e parë të Milanit në këtë sezon dhe nuk ka qenë një humbje dosido. Skuadra e Piolit është mundur në shtëpi me shifrat 3-0 nga francezët e Lilë, në një ndeshje ku bënë shumë gabime si para portës, ashtu edhe në prapavijë.
Jaziçi ishte protagonisti absolut i sfidës, duke shënuar të tre golat për skuadrën e tij dhe duke shfrytëzuar gabimet e Milanit në prapavijë, për t’i dhënë një sukses shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Ndërkohë, kanë regjistruar fitore bindëse si Leisteri, ashtu edhe Arsenali, ndonëse këtij të fundit iu desh që të përmbyste golin e Molde për të siguruar suksesin 4-1.
GRUPI A
Jang Bojz-CSKA Sofje 3-0
GRUPI B
Arsenal-Molde 4-1
GRUPI G
Leister-Braga 4-0
Zoria-AEK 1-4
GRUPI H
Milan-Lilë 0-3
