Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Limaj: Kjo njësi ka ardhur për të bërë luftë në Kosovë dhe jo për t’u larguar

22:48 / September 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatmir limaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikani, Fatmir Limaj, thotë se Kosova ka pasur prej muajsh informacion se grupe të ndryshme serbe po stërviten në kampe rreth Kosovës për të marrë drejtimin e njësive sipas objektivave që ata kanë pasur.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, Limaj shprehet se grupi sulmues serb prej 30 personash të armatosur rëndë, në Kosovë ka pasur qëllim që të bëjë luftë dhe jo të largohet.

Blendi Fevziu: Ju e njihni shumë mirë taktikën e luftës guerrile sepse keni qenë komandant i UÇK-së dhe keni luftuar për 2 vite pa ndalim brenda territorit të Kosovës. Kjo komando a është përgatitur në Serbi apo është thjesht një grumbullim vullnetar?

Fatmir Limaj: Ajo që kemi parë të dielën dhe pastaj dhe armatimin e tyre, kjo shihet se është një njësi e përgatitur ushtarake, e stërvitur, paramilitare. Ky armatim quhet këmbësori e rëndë sepse ka murtaja, ka kalibra të lartë. Është një këmbësori për të cilën duhen muaj e vite për trajnim në taktikë profesional. Quhet paramilitare e përgatitur me kohë në Beograd me objektiva të qarta, taktike dhe politike dhe me plan operativ të saktë se çfarë kanë për të bërë.

Blendi Fevziu: Cili ka qenë plani i tyre konkret sipas jush?

Fatmir Limaj: Ajo që ka ndodhur me patrullën e policisë është gjëja më e paktë që ato kanë dashur. Lufta para se të vinin aty, ka qenë lufta mes shërbimeve.

Blendi Fevziu: A ka pasur Kosova informacion konkret për këtë që pritej të ndodhte?

Fatmir Limaj: Kosova ka pasur informacion prej disa mujash për stërvitje të këtyre llojeve në kampe të ndryshme rreth Kosovës, në Rashë, në Nishë e në vende të tjera. Janë mbi 200 njerëz profesionalë që kanë qenë të përgatitur për të marrë drejtimin e njësive siç ata e kanë planifikuar.

Blendi Fevziu: Ky është një plan lufte apo jo?

Fatmir Limaj: Ne kemi të bëjmë me një njësi ushtarake që ka një prapavijë të fortë logjistike me objektiva të qarta politike dhe me objektiva ushtarake-taktike. Arsenali tregon se kjo njësi ka ardhur për të bërë luftë në Kosovë dhe jo për t’u larguar. Një arsenal i tillë nuk sillet brenda ditës dhe brenda natës.

Fatmir Limaj Kosova veriu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.