Albland ka menduar të ju vijë në ndihmë me një pije freskuese “magjike” sidomos kur i’u ka kapluar stresi, ankthi, lodhja, dhimbjet e kokës apo melankolia. Pini një limonadë me livando!
Livanda është një lule lejla me një aromë të këndshme dhe veti të shkëlqyera antiskeptike dhe anti-inflamatore.
Kjo bimë që rritet edhe në vendin tonë redukton dhimbjen e kokës, ndihmon në zbutjen e ankthit dhe pagjumësinë. Ka gjithashtu veti antidepresive, antibakteriale dhe antimikrobiale.
Receta për limonadën me lavande:
Përbërsit
- 6 kokërra limoni
- 2 lugë gjethe livande
- sheqer / mjaltë
- 2 gota ujë të valuar
- 4 gota ujë të ftohtë
- Copa akulli
Përgatitja:
Në një enë ziejmë 2 gota uji. Pasi uji të ketë valuar e hedhim sipër livandës, siç proçedojmë për përgatitjen e çajit, duke i shtuar edhe sheqerin.
Marrim dhe shtrydhim limonat dhe lëngun e tyre e lëmë mënjanë.
Pasi të jetë ftohur pak, shtojmë 4 gotat e ujit të ftohtë duke kombinuar shurupin e sheqerit dhe livandës me lëngun e limonit. Ju mund të shtoni ujë dhe mjaltë sipas shijes tuaj.
E hedhim në gotë dhe shtojmë disa copa akulli. Për ta zbukuruar gotën e limonadës hedhim disa sytha livando, si dhe vendosim një fetë limoni.