Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lind në Itali fëmija i parë që në certifikatë do të ketë të dy mbiemrat e prindërve. Ai është shqiptar

18:41 / June 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 31 maj në Itali lindi fëmija i parë që në certifikatën e lindjes do të ketë të dy mbiemrat e prindërve. Ky është rasti i parë që zbatohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fëmija është nga një çift i pamartuar dhe prindërit zgjodhën mbiemrin e babait të tij, 21-vjeçarit me origjinë shqiptare, i ndjekur nga mbiemri i nënës së tij, 19 vjeç, nga Kalabria me banim në qytet. Më pas fëmija do të regjistrohet si banor në komunën kalabreze të vendbanimit të nënës.

Ditët e fundit, në fakt, një qarkore e Ministrisë së Brendshme i bëri funksionale dispozitat e reja, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të vendimit që shpalli jo kushtetues rregullin që nuk i lejonte prindërit, të cilët donin që t’i venin fëmijës vetëm mbiemrin e nënës dhe që në mungesë të konsensusit mes tyre, të vendosej vetëm mbiemri i babait dhe jo atë të të dy prindërve.

Sipas rregullave të reja, në pritje të një ligji që përcakton mirë rregullat, në certifikatat e lindjes mbiemri i fëmijës duhet të përpilohet me mbiemrat e prindërve, sipas renditjes që ata vendosin (në fillim babai, pastaj nëna ose anasjelltas). Nëse prindërit nuk kanë marrëveshje për caktimin e mbiemrave, kërkohet ndërhyrja e gjyqtarit. Prindërit, megjithatë, mund të bien dakord edhe për atribuimin e një mbiemri të vetëm, i cili mund të jetë ose atëror ose nga nëna.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Serbia po fsheh krimet e luftës në Kosovë dhe Srebrenicë”, Natasha Kandiç: BE duhet të reagojë

20:58 / November 6, 2026

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hetonte çështjet penale ndaj Trump, jep dorëheqjen në mënyrë të papritur prokurori amerikan

20:19 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.