Antonela Berishaj festoi dje ditëlindjen përmes një feste private në një restorant në periferi të Tiranës. Ish-konkurrentja shkëlqeu në mbrëmje e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë. Bukuroshja bionde ka ndarë disa momente nga festa duke kërcyer me miqtë dhe të afërmit e saj. Por, Antonela nuk ishte personi i vetëm në qendër të vëmendjes dje. Të ftuar ishin edhe Lindita Bimi e “Për’puthen +40” dhe ish-konkurrenti Princi Mile. Dyshja është filmuar duke kërcyer nën ritmet e këngës “Zemër” të Dhurata Dorës dhe Soolking. Ata dukeshin tepër të afërt e të lirshëm me njëri-tjetri. Ndërkohë video e kërcimit të tyre është bërë virale.
Nga pamjet e para të festës së ditëlindjes së Antonelës duket se ka pasur një kod veshjeje pasi të gjithë të ftuarit shihen me të bardha, përfshirë edhe Linditën e Princin.