Ndodhi ajo që pritej. Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019. Argjentinasi ngjitet në çatinë e botës për herën e 6-të, duke u bërë futbollisti me më shumë “Topa të Artë” të fituar në historinë e futbollit.
Fituesi ishte zbuluar disa ditë më herët ngae nga prestigjiozia “El Mundo Deportivo”. Për sa i përket listës së 20 emrave, bie në sy mungesa në top 10-ce e futbollistëve si De Ligt, Hazard dhe De Jong, të cilët priteshin të ishin në top 10-çe, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Në ceremoninë e sotme u ndanë edhe çmimet e tjera, ku De Ligt u zgjodh futbollisti i ri më i mirë i vitit, Alison, portieri më i mirë i vitit, si dhe Megan Rapinoe futbollistja femër më e mirë e 2019.