Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Muzeu i parë lundrues në Prill në Portin e Durrësit, do të qëndrojë në vend për 10 ditë

17:44 / January 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama ne vila 31 1024x596 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në përurimin e “Vila 31 x Art Explora” si rezidencë artistike. Gjatë fjalës së tij, Rama ka dhënë lajmin se në muajin Prill të këtij viti do të kemi në Portin e Durrësit muzeun e parë lundrues që do të qëndrojë në vend për 10 ditë.

”Në Prill do të kemi fatin që të kemi këtu muzeun e parë lundrues që do të qëndrojë për 10 ditë në Portin e Durrësit duke bërë të gjithë Unazën e Mesdheut dhe pastaj, vitet e tjera do të sjellim të tjera të reja. Këtu në këtë shtëpi për shumë vite ka jetuar një njeri që funksiononte vetëm me urdhra, unë kam një urdhër për një duartrokitje për arkitektët për të gjithë punën e jashtëzakonshme që kanë bërë”,-tha Rama.

Për këtë muze ka folur dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, cila është shprehur se kjo anije muze e fondacionit “Art Explora” në Portin e Durrësit do të përbëjë një moment të mirë të sezonit turistik.

”Dinamikën do ta përforcojmë drejt 2025 duke pasur në sfond emërimin e Tiranës si Qyteti Mesdhetar i Kulturës. Do të mbërrijë së shpejti një anije muze e fondacionit “Art Explora” në Portin e Durrësit në muajin Prill e përzgjedhur në 20 qytete si etapë e pellgut të Mesdheut dhe kjo do të përbëjë një moment shumë të fortë të sezonit turistik. Kjo anije lundruese mëshiron një vizion novator dhe bujar të ndarjes së artit, vizion që Franca pëlqen ta kultivojë dhe ta ndajë”.

Edi Rama Muzeu Lundrues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.