Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lionel Messi në finalen e Botërorit! ‘Pleshti’ një hap larg historisë

22:12 / December 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
messi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Argjentina mposht pastër 3 me 0 Kroacinë dhe shkon në finalen e botërorit ‘Katar 2022’. Sfida nisi mirë për Kroacinë, ku mesfusha ishte e vendosur mirë dhe po tregohej e rrezikshme me fizikun dhe presingun e tyre. Pas një loje pothuajse të balancuar, Argjentina gjen golin e parë.

Në minutën e 34-të, Messi realizon golin e parë pas një penalltie të fituar nga Julian Alvarez, ku me këtë gol “pleshti” kalon edhe Batistutën me golat në Botëror me Argjentinën.

Nuk zgjati shumë, ku pas 5 minutash, Julian Alvarez me një shpejtësi marramendëse dhe me pak fat, deporton deri në zonën e Livakovic dhe shënon golin e dytë, duke i dërguar kështu ekipet me këtë rezultat në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë starton me një formacion më sulmues për Kroacinë, por asgjë nuk ndryshoi. Në minutën e 69-të, Messi dhuron spektakël duke marrë topin në krahun e djathtë dhe ka dribluar mjeshtërisht disa herë mbrojtësin shtatlartë Gvardiol, ku pasi është futur në zonën kundërshtare, ka dërguar topin në këmbët e Alvarez dhe sulmuesi i Manchester City shënon edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Argjentinën duke i dhënë sigurinë për biletën e finales së Katar 2022.

Në minutën e 74-të kishte minuta edhe për Dybala, ku lojtari i Romës debuton në këtë Kupë Bote në gjysmëfinale, pasi ka vuajtur një dëmtim. Argjentina tashmë prek finalen dhe Messi shpreson ta fitojë këtë bashkë me skuadrën e tij, ku nëse ngre në qiell këtë trofe të rëndësishëm, ai tashmë do t’i kishte kompletuar dollapin e tij të trofeve. Argjentina kështu do të presë finalistin e radhës, ku ditën e nesërme do të luaj Franca ndaj Marokut.

boteror finale Messi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.