Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lirim pengjesh dhe të burgosurish pas armëpushimit Izrael-Hamas

08:35 / November 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 102
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa marrëveshja e përkohshme e armëpushimit hyri në fuqi në Gazë, Presidenti amerikan Joe Biden foli të premten për të vënë dukje meritat e diplomacisë amerikane dhe falënderoi vendet që ndihmuan për këtë arritje.

Për izraelitët, ndalja e luftimeve do të thotë rikthim në shtëpi për një pjesë të 240 pengjeve që Izraeli thotë se u rrëmbyen nga Hamasi në sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor. 24 pengje, ndër ta 13 gra dhe fëmijë izraelitë, nga mosha 2 deri në 85 vjeç, u liruan të premten në darkë. Pjesë e pengjeve të liruar ishin edhe 10 shtetas tajlandezë dhe një filipinas, u njoftua nga qeveria e Katarit.

Ndërkohë, qeveria izraelite liroi 39 palestinezë të burgosur, gra dhe adoleshentë. “Ekipet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të premten filluan një operacion disaditor për të lehtësuar lirimin dhe transferimin e pengjeve të mbajtura në Gazë dhe të të burgosurve palestinezë në Bregun Perëndimor. Operacioni do të përfshijë edhe dërgimin e ndihmave shumë të nevojshme humanitare në Gazë”, thuhet në një deklaratë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për marrëveshjen katërditore të ndërmjetësuar nga Katari.

Pamjet televizive në kanalin shtetëror egjiptian Al-Qahera treguan radhën e gjatë të ambulancave që merrnin pengjet që liroheshin nga Gaza. Pas lirimit të tyre, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se: “Sapo kemi përfunduar fazën e parë të kthimit të pengjeve. Fëmijë, nënat e tyre dhe gra të tjera. Secili prej tyre është një botë në vetvete. Jua theksoj juve familjeve dhe të gjithë ju shtetasve të Izraelit: Jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve tanë”.

Në Tel Aviv, turma izraelitësh festonin këto zhvillime, ndërsa në qytetin Beituna në Bregun Perëndimor, qindra palestinezë u binin borive dhe hidhnin fishekzjarre për të shënuar lirimin e të burgosurve palestinezë. Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli do të ndalë sulmet në Gazë për katër ditë. Hamasi konfirmoi në rrjetin Telegram se edhe sulmet nga forcat e tij do të ndalen. Ky grup konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diagnostikimi me kancer në mushkëri, Papa Leone XIV përcjell mesazhin e parë pas operacionit

21:18 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026

Reagim i Ministres së Arsimit, Kumbaro: Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e MA-së me studentët

20:18 / October 14, 2026

Protestuesit shkatërrojnë derën te Kuvendi, sulm me molotovë Kryeministrisë! I vihet zjarr 2 ministrive, bankave e bizneseve

19:14 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.