Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz, AMA nënshkruan “Deklaratën e Përbashkët” me vendet fqinje

13:44 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
68e7ad9c 36fe 4266 8906 abca541bf5b0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Lirimi i Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2), nga AMA është një nga detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).

Për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij, AMA ndërmori një axhendë të ngjeshur e shumë intensive koordinimi me vendet fqinje me qëllim avancimin e shpejtë.

Në takimin e punës për Direktivën AVMSD të BE-së dhe Lirimin e Brezit frekuencor 700 MHz, u nënshkruan Deklarata dypalëshe Dakordësie, të cilat do të pasohen nga Marrëveshjet përkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e këtij procesi brenda afateve të përcaktuara në aktet ndërkombëtare.

Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmojnë arritjen e një plani të përputhshëm të frekuencave ndërmjet administratave përkatëse mbi koordinimin e frekuencave numerike tokësore, në brezin 470-694 MHz.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave, Armela Krasniqi falënderoi të gjithë vendet për angazhimin e tyre në këtë proces tejet të vështirë nga pikëpamja e koordinimit teknik.

Për palën Malazeze nënshkroi Darko Drgurovic, Drejtor Ekzekutiv Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbimeve Postare (Ekip), ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Jeton Akiku, Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike.

Shtete të tjera fqinjë si Italia dhe Greqia po ashtu kanë shprehur dakordësinë në parim me Planin e ri Frekuencor të Shqipërisë.

Ndërkohë, Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Xhevat Latifi, Kryetar i Komisionit të Pavarur të Medies në Kosovë nënshkruan një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi ndërinstitucional në të cilin vendosin piketat e këtij bashkëpunimi.

Palët në takim dakordësuan mbajtjen e takimeve rajonale në mënyrë periodike si dhe me qëllim bërjen efektive të bashkëpunimit ranë dakord që stafet teknike të vendosin ura direkt komunikimi dhe bashkëpunimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026

Kuvendi miraton me 74 vota projektligjin për huanë nga SHBA opozita nuk merr pjesë në seancë

16:26 / July 27, 2026

Marrëveshja me SHBA-në për huanë, Kuvendi mblidhet sërish dhe nis diskutimet pa praninë e medias, PD bojkoton seancën

16:09 / July 27, 2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.