Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lirimi vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare, Balluku: Afati skadon nesër, penalizim për ata që refuzojnë

18:36 / July 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
a636cd8e 7b3f 4e93 b170 4fa05e091643
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, inspektoi sot aksin rrugor Kamzë-Laç, ku paralajmëroi penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen.

”Po zbatohet reforma e kthimit të ligjshmërisë të territorit të Shqipërisë për sa i përket sigurisë rrugore por edhe hapësirës publike e cila duhet liruar. Ne i kemi bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe bizneseve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masat dhe liruara hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve”, tha Balluku.

Po ashtu Balluku kujtoi se sipas aktit normativ të vitit 2011, “varrezat” e makinave duhet të qëndrojnë 1 km larg rrugës kombëtare. ”Janë marrë disa herë aksione që nuk kanë pasur rezultat. Ne kemi njoftuar se deri në 31 korrik me vullnet të plotë të gjitha subjektet duhet të lëvizin nga pjesët ku kanë bllokuar anët e rrugëve dhe akseve kombëtare”, nënvizoi ajo.

Balluku u shpreh se aksioni ka nisur nga rruga e Ndroqit, ku subjektet në shkelje kanë tërhequr gjithçka që kishin vendosur pranë rrugës, si në rastin e kompanive të mermerit. Ajo nënvizoi se ky aksion është pjesë e reformës së madhe kombëtare për lirimin e territoreve të zaptuara, për lirimin e hapësirave publike, respektimin e sigurisë rrugore. ”Gjithçka tjetër duhet të ketë bashkëpunim me vullnet të plotë. Do të tregohemi të kujdesshëm me shtëpitë por subjektet kanë gjithë mundësitë të tërhiqen duke respektuar distancat”.

Drejtoresha e IKMT-së, bëri të ditur se janë informuar thuajse 90% e subjekteve me aktivitet pranë akseve rrugore. ”Në datën 31 është afati i fundit. Deri në 31 janë në fazën e paralajmërimit duke u lënë afat që me vullnet mos të penalizohen me masa administrative apo penale. Por ne këtë aksion do ta çojmë deri në fund duke ndërhyrë si me masa administrative edhe penale”.

belinda balluku hapesira publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.