Dragan Shqekiqi, polici kufitar në Mal të Zi, ka folur pas dhunës që ushtroi ndaj ish-këshilltarit të Ilir Metës, Petraq Milo, pak javë më parë në pikën kufitare.
Në dëshminë e tij, ai tha se kishte humbur toruan, për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që ai dhe kolegët e tij i kishin dhënë Milos.
Sipas informacioneve të medias malazeze, pas dëshmisë në Prokurorinë e Ulqinit, dy efektivët janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë.
Gjatë seancës në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para saj në mbështetje të dy policëve kufitarë