Këshilli i Ministrave vendosi të shkarkojë nga detyra prefektin e Kukësit, Zenel Kuçana.
Në vend të tij, është emëruar Ali Hallaçi, të cilit i është besuar drejtimi i Prefekturës së qarkut verilindor.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.