Kompleksi i Taiwanit në Kryeqytet është zhbllokuar sot nga gjykata. Ka qenë zv. kryeministri Erion Braçe ai që ashtu siç njoftoi për bllokimin e këtij kompleksi, bëri të ditur edhe lirimin jo legjitim të tij.
Braçe shkruan se kompleksi Taiwani është zhbllokuar nga gjykata dhe jo nga ligji apo nga qeveria. Zv.Kryeministri hedh akuza ndaj gjykatësit Gentian Hamiti i cili dha vendimin për që kompleksi Taivani të zhbllokohet.
Kujtojmë se ky kompleks u bllokua të premten që lamë në kuadër të operacionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin, dhe për shkak se nuk kishte lëshuar kupona tatimor për klientët. Pas këtij bllokimi Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive.
Ndërsa sot pas zhbllokimit të Taiwanit Braçe citon edhe ligjin germë për germë ku sipas tij tatimorët kanë zbatuar atë në përpikmëri për të bllokuar këtë biznes.
Braçe më pas shton edhe disa pyetje për gjykatësin Hamiti duke thënë: Gjykatës ne cilin ligj u bazove? I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?”
Më pas Braçe ka shkruar secila nga këto dosje do i kalojë organeve të vetingut, si pjesë thelbësore e veprimtarisë profesionale nën gjykim nga këto organe ndërsa shton se vendimi do të apelohet menjëherë.
