Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Lironi pronarin nga burgu”, punonjëset e fasonerisë dalin në protestë: Jemi në mes të katër rrugëve, duam punë!

11:00 / April 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 16 11 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 150 punonjëse të një fasonerie ( prodhim këpucësh) në Vlorë kanë dalë sot në protestë, pasi kanë mbetur pa punë.

Punonjëset e fasonerisë kanë mbetur pa punë, për  shkak se pronari i kësaj fasonerie është arrestuar nga SPAK, pasi ka marrë disa punonjës emigrantë nga Bangladeshi.

Që prej ditës që pronari i tyre është arrestuar, punonjëset e fasonerisë kanë mbetur në mes të katër rrugëve. Ato kërkojnë zgjedhje nga shteti.

Punonjëset protestojnë para fasonerisë dhe kërkojnë që pronari i tyre Italian të hetohet në arrest shtëpie ose në gjëndje të lirë, pasi qëndrimi i tij në burg mbyll dhe fasonerinë dhe largimin nga puna të 150 punonjësve.

Ato shprehen se punonjësit nga Bangladeshi qëndrojnë në punë dy tre ditë dhe ikin dhe nga muri i fabrikës dhe sipas tyre nuk ka faj pronari. Ato duan që puna të vijojë dhe kontratat e punës me furinitorët si dhe klientët në mënyrë që të mos mbyllet fabrika.

“Një ditë erdhëm në mëngjes në punë dhe dera ishte e mbyllur, pasi nuk erdhi pronari, morëm vesh që ishte arrestuar. U shqetësuam sepse ishte pronar i rregullt, paguante siguracionet. Kërkojmë zgjedhje nga shteti se ne punëtorët që jemi në rrugë kemi mbetur të papunë, me këtë rrogë ne mbajmë familjen. Jemi në mes te katër rrugëve. Duam zgjedhje nga shteti. Nuk kemi ku të shkojmë. Këtë e bën vetëm shteti”, u shpeh një nga protestueset për Vizion Plus.

Prej më shumë se 10 ditësh është arrestuar dhe pronari italian Antonio Specchio, i cili akuzohet për kalim të paligjëshëm të kufirit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.