Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lista e Kombëtares: Debutime të shumta e lënie titullarësh në shtëpi, Reja tregon zgjedhjet

12:00 / October 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kombetarja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paraqitjet e mira të Shqipërisë U21 në ndeshjet e fundit ka sjellë menjëherë ndryshime në organikën e kombëtares së madhe. Para pak çastesh është zbuluar lista e lojtarëve të ftuar për grumbullimin e këtij muaji të kombëtares dhe në listë shohim një revolucion të madh në zgjedhjet e Edi Rejës.

Sherif Kallaku ka arritur të fitojë menjëherë pas kalimit në Kroaci një vend në kombëtare, teksa e njëjta gjë vlen edhe për Albi Dokën. Tiranasi ka shkëlqyer te Gorica në Kroaci dhe pritet të zëvendësojë Elseid Hysajn në tre ndeshjet e programuara, teksa shihet si një lojtar ideal për skemën 3-5-2 të Rejas.

Një tjetër emër i ri është mbrojtësi i Lokomotiva Zgareb, Jon Mërsinaj, i cili ka fituar vend titullari këtë sezon me kroatët dhe do provojë t’i bëjë konkurrencë yjevve të tjerë që Shqipëria ka në difensivë. Gjithashtu edhe Enis Çokaj ka mundur të fitojë besimin e Rejës dhe të marrë ftesë.

Surprizë e madhe është grumbullimi i Marko Mollës, portieri i të rinjve të Bolonjas, të cilin Reja e ka bindur dhe e ka bërë menjëherë pjesë të kombëtares së madhe, teksa më parë është aktivizuar me të rinjtë e Italisë.

Surprizë e madhe është mungesa e Hysajt dhe katër lojtarëve të sulmit, Roshi, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, që prej vitesh mbajnë peshën e ofensivës, por këtë herë stafetën ia kanë lënë emrave si Vrioni, Manaj, Seferi, Kamberi e Broja dhe do duhet ta shohin kombëtaren nga televizioni tashmë.

LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR NË KOMBËTARE PËR MIQESOREN ME ARMENINË DHE NDESHJET KUNDËR KAZAKISTANIT DHE LITUANISË

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Marco Molla

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Albi Doka, Frederik Veseli

Mesfushorë: Ermir Lenjani, Keidi Bare, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Endri Çekiçi

Sulmues: Armando Broja, Florian Kamberi, Rei Manaj, Xhakomo Vrioni, Taulant Seferi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.