Prezantohet paketa e zgjeruar e ndihmës financiare për bizneset.
Kryeministri Edi Rama ka bërë publikë një serë biznesesh të vogla që nuk kanë qenë pjesë e listës së parë, që do të përfitojnë nga paketa financiare e qeverisë.
Këto biznese nuk janë të mbyllura me vendim qeverie, por aktiviteti i tyre ekonomik është reduktuar ndjeshëm si pasojë e masave të ndërmarra.
“Biznese të tjera të vogla të regjistruara si taksi, servise makinash, lavazhe, rrobaqepësi, mobileri, bojaxhi, hidraulik, elektriçist, fizioterapi, agjenci udhëtimi, etj., do të përfshihen në paketën e zgjeruar. Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”, sqaron kryeministri.
Bizneset e tjera që përfitojnë nga paketa financiare:
Servise makinash
Lavazhe
Rrobaqepësi
Mobileri
Bojaxhi
Hidraulik
Elektriçist
Fizioterapi
Agjenci udhëtimi
Në dispozicion është vendosur adresa e e-mailit [email protected], ku mund të shkruajnë çdo qytetarë në rast se nuk gjen mirëkuptim me bankat apo institucionet financiare për shtyrjen e këstit të kredisë. Në e-mailin e dërguar duhet të specifikohet emri i bankës/subjektit që është marrë kredia, të shpjegohen motivet se përse nuk paguhet dot kredia dhe korrespondenca e plotë me bankat/subjektet
