Pasi verifikoi plotësimin e kushteve ligjore të kandidatëve për anëtarë të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën zyrtare të kandidatëve. Ata janë:
-Emona Muçi-Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
–Irida Kacerja-Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
–Alma Kodraliu-Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
–Gentiana Muçaj-Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
–Markelian Koça-Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Tre prej tyre do të zënë vendet e anëtarët të cilëve u mbaron mandati në KLGJ, Brikena Ukperaj (Apeli), Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj (Shkalla e Parë).