Qindra lituanezë janë mbledhur së bashku për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë si një shenjë solidariteti.
Rreth 3 milionë Euro janë mbledhur deri më tani në tre ditë, nga 5 milionë euro të nevojshme, sipas Laisves TV, që nisi lëvizjen.
“Para se të fillonte kjo luftë, askush nga ne nuk e kishte menduar se do të blinin armë. Por tani është një gjë normale. Diçka duhet bërë që bota të bëhet më mirë”, tha Agne Belickaite, 32 vjeçe.
Ajo dërgoi 100 Euro sapo filloi mbledhja e fondeve të mërkurën.
“Unë kam dhuruar për të blerë armë për Ukrainën. Do ta bëj këtë deri në fitore”, shtoi ajo, duke thënë se ishte pjesërisht e motivuar nga frika se Rusia mund të sulmonte Lituaninë.
Dronët janë dëshmuar efektivë në vitet e fundit kundër forcave ruse dhe aleatët e tyre në konfliktet në Siri dhe Libi.
Blerja e dronit është duke u organizuar nga Ministria e Lituanisë e Mbrojtjes, e cila i tha agjencisë së lajmeve Reuters se planifikonte të nënshkruante një letër qëllimi për të blerë pajisjen nga Turqia javën e ardhshme./