Shefja emisionit të OSBE/ ODIHR ka nisur në Tiranë prezantimin e raportit paraprak për zgjedhjet.
Në një konferencë për mediat nga Audrey Glover bën publike gjetjet e vëzhguesve.
“Falenderojmë Ministrinë e Jashtme që na kanë ftuar për të monitoruar këto zgjedhje, por dhe autoritetet dhe partitë politike.
Këto janë zgjedhjet e 14 që OSBE-ODIHR që vazhdon në Shqipëri. Në jemi në Shqipëri që prej 23 majit. Në vëzhgojmë të gjithë procesin sepse ajo që ndodh përpara është ë rëndësishme. Jemi këtu pa axhendë të fshehtë dhe plotësisht të paanshëm sepse ne flasim me fakte.
Neve nuk na intereson se kush i viton zgjedhjet o ne i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare.
Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë parasysh kërkesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marri pjesë në zgjedhje. Në këtë klimë zgjedhësit nuk patën mundësi reale që të zgjedhin. Në 31 nga 61 qytetarët nuk kishin mundësi të kishte zgjedhje.
Përplasjet politike çuan në siguri juridike. Ajo çka ishte pozitive është që votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore.
Ishin zgjedhjet që u zhvilluan me një klimë tepër të nxehtë politikisht.
Më poshtë gjeni të gjithë fjalën e saj:
Jemi këtu që në 23 maj dhe kemi patur 126 vëzhgues. Kemi vëzhguar të thë procesin e zgjedhjeve, pasi është r endësishëm ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve, gjatë tyre dhe pas tyre.
Zhjedhjet e 30 qerhsorit u zhvilluan pa marrë parasysh inreresat e elektoratit. Qeveria zgjodhi që të bëjë zgjedhje pa opozitën që zgjodhi që të mos marrë pjesë.
Zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.
Pati pretendime për presione nga parti dhe qytetarë, të cilat ishin serioze. Votimi u zhvillua qetësisht dhe paqësisht.
Le ti shohim më në hollësi këtozgjedhje.
Ishin zgjedhje me qëllim që zgjedhësit të zgjidhnin krerët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të polarizuar politikisht. Opozita u tërhoq nga parlamenti në muajin shkurt me qëllim rrëzimin e kryeminstrit na detyra.
Që atëherë opozita ka organizuar protesta të ndyrshme, disa prej të cilave ishin të dhunshme.
Presidenti nxorri dekrete për t’i shtyrë zgjedhjet, por kryeministri vijoi me ndihëmn e parlamentit. Disa bashki kërkuan që të mos pranoheshin materialet zgjedhore, disa prej vendeve ku u mbajtën këto materiale u dogjën dhe u shkatërruan në disa të tjera jo.
Kjo situatë shkaktoi pasiguri dhe mos orientim të qytetarëve.
Më lejoni të pyes, këto zgjedhje bëhen për politikanët apo qytetarët? Zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t”i përfaqësojnë. Zgjedhësit duhet të votojnë pa presione dhe të jenë të sigurt që vota e tyre do të ruhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë që të shpjegojnë politikat e tyre. Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuara, funksionale dhe sipas të gjitha ligjeve.
Duhet të ketë një sistem funksional gjykatash që të shqyrtojë ankesat e kandidatëve dhe qytetarëve.
Por si funksionoi ky proces?
Duke qenë se një sërë partish politike një grup partish arritën të dilnin me kandidatë, mungesa e opozitës kufizoi mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve për qytetarët. KQZ-ja ndonëse e rriti numrin e garuesve, herë herë e nuk ishte transparente në vendimet e saj. Në total në të gjitha bashkitë u regjistruan 97 kandidatë për kryetar bashkie.
Në 31 bashki, kandidatët e regjistruar nuk kishin kundërshtarë. Kodi Elektoral parashikon përfaqësim të balancuar të të gjitha partive parlamentare në të gjithë administratën zgjedhore. Megjithatë, refuzimi fillimisht nga partitë opozitare la të pabalancuar të gjithë përfaqësimin politik të të gjitha organëve zgjedhore. Qëllimi i ligjit për të krijuar një lloj balance nuk u përmbush.
Në disa bashki pati tentativa për ta hequr administratën zgjedhore nga zyrat e saj. Kjo solli në shkatërrimin e materialeve dhe përplasje të dhunshme. Si rezultat KQZ u detyrua që të ndryshonte vendin e më shumë se 200 qendrave të votimit dhe vendeve të numërimit të votave.
Ka një numër të madh mediash në Shqipëri, por ato janë të lidhura me qeverinë për shkak të raporteve të interesave të biznesit të pronarëve të tyre. Kjo ka limituar pluralizimin e pikëpamjeve.
Le të shohim çfarë ndodhi në këto zgjedhje nga këndvështrimi i votuesve?
Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq nga zgjedhjet, votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin. Administrata lokale nuk punoi për të siguruar të drejtën e votuesve për të zzgjedhur përfaqësuesit.
Media nuk pati pavarësi dhe në vend që të ofronte informacione të paanshme u fokusua tek kriza politika.
Tërheqja nga zgjedhjet e opozitës dhe dhuna në detyrimin për të çuar në mos pjesëmarrje bashkë me një media të polarizuar çoi në një atmosferë shqetësuese dhe të paparashikueshme.
Kemi prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo nuk e lejoi votuesin që të votojë i pandikuar.
Kjo cënoi besimin e votuesve dhe ishte e kundërta e rolit që duhej luajtur.
Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo jo votuesit dje në zgjedhje, ata dje duheshin trajtuar me respekt. Partitë politike duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo për ata që vetëm i mbështesin.
Do të nxjerrim raportin tonë për dy muaj dhe do të kemi rekomandimet tona për autoritetet që duhet t’i mbështesin ato. Ne i urojmë Shqipërisë suksese që të zgjidhin problemet e tyre.