Dje “Në Kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar koreografi i njohur Llaqi Nako, babai gjithashtu i balerinit të talentuar Albi Nako.
Ky i fundit është ish-bashkëshorti i balerinës Klaudia Pepa, dhe aktualisht po përflitet në një lidhje me balerinën tjetër, Alba Hoxha. E duke pasur parasysh se bëhet fjalë për partnere me profesion balerinë, deklarata e të atit, Llaqi Nakos na ka habitur disi.
I pyetur nga fëmijët se çfarë profesioni do të dëshironte ai të kishte nusja e ardhshme e djalit, përgjigja e Llaqit ishte kjo: “Se çfarë profesioni do të ketë nusja e Albit, atë e di Albi, por unë do të thosha vetëm balerinë jo…”.