Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

llda Bejleri sqaron konfliktin me Shakohoxhën dhe largimin nga Digitalb pas 11 vitesh

16:30 / July 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilda bejleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja zbulon projektin e ri që do ta rikthejë në televizion. Kjo javë ka qenë padyshim e Ilda Bejlerit. Bukuroshja ka qenë pjesë e mediave çdo ditë.

E megjithatë teksa në Tiranë “bëhej nami”, moderatorja sportive po kalonte ditë magjike në Mykonos. Fillimisht u përfshi në komentet në rrjetet sociale, për jetën e luksit.

E më pas erdhi dhe lajmi për largimin e saj pas 11 vitesh nga Digitalb, pas një sherri me Shakohoxhën. Megjithatë ne nuk e lëmë me kaq. Vendosëm ta shkëputim veç pak nga pushimet, për të mësuar sesi i është dukur java edhe vetë Ildës.

E kontaktuar nga GSH, Ilda zbulon për herë të parë detaje të reja nga karriera e saj. Duke pranuar largimin nga Digitalb, ajo rrëfen se do të vijë së shpejti me një projekt tip në Top Channel.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj që do të rikthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja që t’ua lija surprizë. E di që tingëllon si ‘cliche’, por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do te presim edhe pak”, ka thënë Ilda sa i përket ndryshimit në karrierën e saj.

Mediat online kanë shkruar se sherri mes saj dhe Shakohoxhës vinte pikërisht prej protagonizmit të tepruar që gazetarja kishte.

Pa komplekse ajo ka folur edhe për këtë temë, por duke mos ndaluar tek sherri, por tek puna e saj.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet tek Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time, në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar”, përfundon ajo.

Por një tjetër fakt që është sulmuar këtë javë është edhe jeta e luksit që ajo bën. Rolex, pushime të shtrenjta janë vetëm disa prej gjërave për të cilat Ilda është pyetur në Instagram.

“Jam shumë e hapur të përgjigjem kur më drejtojnë pyetje. Përpiqem të jem e kujdesshme dhe e sinqertë në ato që them. Pastaj nëse dikush nuk i pëlqen ato që unë them, ky nuk është problemi im. Natyrisht që do bëjë një jetë të mirë, madje luksoze, nuk kam pse të jap llogari, rëndësi ka që unë e shijoj gjithçka timen”, rrëfen ajo për ‘Bluetooth’.

Gjithnjë e hapur për përgjigje, aman deri kur vjen puna tek jeta private.

Është thuajse e pamundur ti shkëputësh qoftë edhe një fjali Ildës kur e pyesim se me kë po i shijon këto ditë në Mykonos.

“Mund të them vetëm që jam shumë e lumtur dhe i kam shijuar pafund këto ditë të mrekullueshme në Mykonos. Besoj se kjo ka më shumë rëndësi se kush më shoqëron”, ka mbyllur kështu Ilda prononcimin e saj.

lda Bejleri Shakohoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.