Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lleshaj takim në Portin e Durrësit, paralajmëron ndryshime drastike

10:10 / March 19, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
WhatsApp Image 2019 03 19 at 10.05.36
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një analizë pune me autoritetet kyresore që operojnë në Portin e Durrësit, porti më i madh në vend me gati 40% të të ardhurave doganore.

“Porti i Durrësit është porta kryesore në Shqipëri. Prej këtu lëviz rreth 40% e volumit të mallrave. Po kështu, po kaq përqind e të ardhurave që gjenerohen në nivelin e doganave shqiptare, kryhet përmes këtij porti dhe besoj që dalim në përfundimin, që në qoftë se këtu kalojnë rreth 40% e të mirave dhe një përqindje e problemit po ashtu kalojnë përmes këtij Porti. Duhet të jemi fare të qartë që nevoja për përmirësim në Portin e Durrësit është e jashtëzakonshme”, tha Lleshaj.

Problemi kryesor i këtij porti sipas ministrit është fakti se duke qenë porti më i madh ka më shumë autoritete, si Autoriteti portual, policia e Shtetit, AKU, Dogana etj., dhe që e bëjnë kompleks menaxhimin e portit si një entitet të tërë.

“Nga nevoja, dhe detyra e Kryeministrit, është shtruar prej kohësh që Porti të arrijë në një nivel të lartë integrimi, që të funksionojë si një entitet i integruar, jo si disa entitete siç ka funksionuar prej shumë kohësh, por të funksionojë si një entitet i integruar, i cili funksionon, pra në bazë të një koncepti për një qëllim, me të njëjtat standarde, me të njëjta procedura, në mënyrë që të evitohen problemet e evidentuara në këtë Port, të cilat lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën, me evazionin, por dhe me probleme që lidhen me sigurinë dhe nuk flas për sigurinë e brendshme të Portit, por me sigurinë e vendit”, tha Lleshaj.

Ministri shtoi se janë bërë disa sondazhe të vogla që sipas tij kanë provuar nevojën “për ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port.

Lleshaj Portin e Durrësit tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Si nëpër filma, i riu mori përpara me makinë disa makina policie, arrestohet

10:40 / May 23, 2025

Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit! Arrestohen 7 persona

10:20 / May 23, 2025

Arrestohet autori i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi

10:00 / May 23, 2025

Kurbin, një person i jep fund jetës

09:40 / May 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.