Deputet i ri i opozitës Ralf Gjoni ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit. Në përgjigje të tij, ministri tha se nuk ka luftuar asnjë ditë të jetës së tij për këtë post, dhe se do të largohet me dinjitet.
“Nuk kam luftuar asnjë ditë te jetës time për këtë post. Ju falenderoj për rekomandimin, po gjykimi është thesht personal i imi dhe lidhet me dinjitetin tim personal”, iu përgjigj Lleshaj.
Ai i ka dhënë përgjigje edhe presidentit që ka kërkuar mbështetjen ligjore për këtë vendim, duke thënë se “FA kanë hyrë në detyrë si mbështetje në detyrë të policisë së shtetit, siguria fizike e aeroportit ishte atje ku nuk mund të pranohen më gardhi dhe porta u cenuan në harkun e disa sekondave, kemi dy rrugë; ose ta lëmë si është ose ta përforcojmë, dhe këto janë kapacitetet”.
Lleshaj tha se siguria e aeroportit nuk funksionoi dhe policia e shtetit rrezikoi jetën pasi ishte sulm i armatosur. “Unë them të mos kalojmë në një situatë histerie kolektive për një ngjarje plotësisht e menaxhueshme dhe do të zgjidhet në mënyrë më të saktë të shpejtë e të drejtë”, tha ai.