Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Llogari Bankare në emër të Edi Ramës, arrestohet lezhjani që mashtroi qindra shqiptarë pas tërmetit

18:14 / November 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia e Beratit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në situatën e vështirë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë me dhjetëra viktima, qytetarë të ndryshëm kanë përfituar duke hapur llogari fiktive në emër të kryeministrit Edi Rama, dhe duke mashtruar qytetarët të cilët kanë dhuruar vlera monetare për të prekurit nga tërmeti i së martës.

Në një konferencë për mediat nga Policia Shqiptare u bë e qartë se i vetmi kanal zyrtar për donacionet është e-Albania, Shqipëria dhuron.

“Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.  Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”. Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.

Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi duke bërë derdhje shumash të ndryshme.  Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.  Policia e Shtetit dënon çdo fenomen abuzimi në këto momente kritike për të gjithë dhe ju informon se nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, si dhe në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese është duke punuar intensivisht për kontrollin, monitorimin e vazhdueshëm të situatës, zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore.

Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro.  Policia e Shtetit, duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha familjet e dëmtuara, mbetet e angazhuar maksimalisht, në misionin e saj në shërbim të qytetarëve. Për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, telefononi në numrin 112″ njofton policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

(Foto) Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë

10:56 / August 9, 2026

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.