Trafikantët e drogës kanë përfituar nga pandemia e koronavirusit për të fshehur drogën në dezinfektuesit e duarve dhe maskat e fytyrës. CNN raporton një rast të till në Australi.
Në fillim të majit, efektivët australian gjetën dy kg metamfetaminë të fshehura në dërgesat për mallrat e nevojshme gjatë pandemisë.
Pakot më të fundit në Australi janë gjetur në 6 dhe 8 maj me një dërgesë që vinte nga Kanadaja. Droga u gjet nga oficerët që inspektuan dërgesat në Sidney Gatevvay. Kur oficerët hapën kutitë për t’i kontrolluar gjithçka dukej në rregull por brenda pakos me maska dhe dezinfektantë u gjet metamfetaminë thanë zyrtarët. Në total u gjetën 2 kg metafetaminë