TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kiara ka qenë e lidhur me Mozzik para hyrjes në BBV? Fotot që po “çmendin” rrjetin

15:35 / January 30, 2023

Shpërthen bombula e gazit në Korçë, pëson djegie trupore 40-vjeçari

15:15 / January 30, 2023

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

14:55 / January 30, 2023

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

14:54 / January 30, 2023

Grupi i Alibeajt kërkoi interpelancë me Ramën, futet në rend dite çështja “McGonigal”

14:50 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Llotaria Amerikane/ Ja kur dhe ku mund të mësoni nëse jeni fitues apo jo

11:32 / May 1, 20173 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Për të gjithë ata që presin të dinë nëse janë përzgjedhur fitues të llotarisë Amerikane, Ambasada e SHBA-ve ka dhënë më poshte të gjitha udhezimet se kur dhe ku shpallen fituesit.

Ambasada Amerikane njofton se për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV-2018, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check).

Opsioni do të jetë në përdorim duke filluar nga data 2 maj 2017, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.

Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj.

Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm.

Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar shqyrtimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj.

Njoftim: Për të përzgjedhurit e programit DV-2018, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS-260. Sa më herët ta plotësoni formularin DS-260, aq më shpejt keni mundësinë e catkimit të datë së intervistës për vizë.

Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë:

  1. numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe
  2. sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.

Jeni perzgjedhur? Ja përgatitja për vizën

Në qoftëse jeni i përzgjedhur ju duhet të lexoni udhëzimet e mëposhtme se si të pëgatiteni për intervistën:

Udhëzimet për Përgatitjen për Vizë për të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë (PDF 408 KB)

Përpara intervistës tuaj për vizë, ne ju rekomandojmë të rishikoni të dhënat që keni dhënë në aplikimin tuaj fillestar për lotarinë. Sigurohuni që të keni dhënë informacionin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar. Nëse ju ishit i/e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshortin/en tuaj në atë aplikim fillestar (edhe nëse keni qenë në proces divorci). Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshorti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm.

 

Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar. Me fëmijë  nënkuptohen fëmijët tuaj biologjikë, dhe thjeshtërit- fëmijët e bashkëshortit/es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësisht nëse jetojnë me ju ose jo.

Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografinë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografive në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj.

Mosdeklarimi i bashkëshortit/es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj.  Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin tuaj për vizë nuk rimbursohet. Nëse në momentin e aplikimit fillestar, ju nuk keni përfshirë një fëmijë ekzistues, apo një bashkëshort/e me të cilën  ishit i martuar (pra, statusi juaj civil ishte “i martuar” në momentin e aplikimit fillestar), atëherë mos vazhdoni me procedurën e aplikimit për vizë. Ju mund të rishikoni kriteret e pranueshmërisë./TiranaNews/ 

 

 

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shpërthen bombula e gazit në Korçë, pëson djegie trupore 40-vjeçari

15:15 / January 30, 2023

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

14:55 / January 30, 2023

Grupi i Alibeajt kërkoi interpelancë me Ramën, futet në rend dite çështja “McGonigal”

14:50 / January 30, 2023

Çmontohen 48 kamera sigurie në Korçë, vihen nën hetim 14 persona

14:17 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Shpërthen bombula e gazit në Korçë, pëson djegie trupore 40-vjeçari

15:15 / January 30, 2023

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

14:55 / January 30, 2023

Grupi i Alibeajt kërkoi interpelancë me Ramën, futet në rend dite çështja “McGonigal”

14:50 / January 30, 2023

Çmontohen 48 kamera sigurie në Korçë, vihen nën hetim 14 persona

14:17 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Kiara ka qenë e lidhur me Mozzik para hyrjes në BBV? Fotot që po “çmendin” rrjetin

15:35 / January 30, 2023

Shpërthen bombula e gazit në Korçë, pëson djegie trupore 40-vjeçari

15:15 / January 30, 2023

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

14:55 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.