Policia e Tiranës bën të ditur se tre persona janë arrestuar dhe një është në hetim në gjendje të lirë pasi janë konstatuar duke luajtur lloto sportive përmes telefonit.
Sipas burimeve zyrtare, një 36-vjeçari i është gjetur në lokalin e tij një faqe interneti e dyshuar se përdorej për ushtrim të aktivitetit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme.
Ndërsa dy të tjerë janë konstatuar duke luajtur lotari sportive, nëpërmjet telefonave të tyre dhe janë arrestuar. Në hetim është një i tretë i cili dyshohet se ka ndihmuar këta persona të ushtronin këtë veprimtari të paligjshme.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Evidentohen dhe goditen 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vihen në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë aktivitet, si dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.
Policia e Tiranës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në dy lokale zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtyre lokaleve.
Si rezultat i kontrollove, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 36 vjeç, pasi në lokalin e tij, në një kompjuter të ndezur është i është gjetur një faqe interneti e cila dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit, në mënyrë të paligjshme.
