Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lloyd dhe Blinken i kërkojnë Senatit t’i miratojë ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin

22:24 / October 31, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken
Russia Ukraine War US
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, si dhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i kanë bërë thirrje të martën Kongresit amerikan t’u dërgojnë ndihma menjëherë Izraelit dhe Ukrainës, duke argumentuar se mbështetja e gjerë e ligjvënësve amerikanë për ndihmat do të dërgonte sinjal të fuqishëm për kundërshtarët në të gjithë botën.

Austin dhe Blinken dëshmuan më 31 gusht para Komisionit për Ndarje Buxhetore të Senatit, derisa Kongresi po e shqyrton kërkesën e presidentin amerikan, Joe Biden, për 105 miliardë dollarë ndihma emergjente për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare të SHBA-së.

Dy zyrtarët e lartë i paralajmëruan anëtarët e komisionit se pasojat do të jenë të skajshme nëse ata dështojnë ta ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe Izraelin i cili po lufton kundër Hamasit.

“Mund t’ju garantoj se, pa ndihmën tonë [presidenti rus Vladimir] Putin do të jetë i suksesshëm”, tha Austin, duke shtuar se nëse Shtetet e Bashkuara dështojnë të udhëheqin, kostoja dhe kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara vetëm sa do të rriten.

“Ne nuk duhet t’ua japim miqve, rivalëve, apo armiqve tanë, asnjë arsyeje për të dyshuar në vendosmërinë e Amerikës”, tha Austin.

Blinken u pajtua se mosveprimi do ta kërcënonte sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.

“Ne ndodhemi në një çast kur shumë njerëz po vënë bast se Shtetet e Bashkuara janë shumë të ndara apo të shpërqendruara brenda vendit për ta vazhduar rrugën e arritjes së synimit”, tha Blinken.

Bindeni ka kërkuar 14.3 miliardë dollarë për Izraelin dhe 61.4 miliardë dollarë përkrahje për Ukrainën. Pjesa e mbetur e parave do të shkonte për ndihmat humanitare në Rripin e Gazës dhe vende të tjera, për rajonin Indo-Paqësor dhe për ta mbrojtur kufirin amerikane.

Derisa në Senat ka pajtim për mbështetje dypartiake, kërkesa e Bidenit përballet me telashe në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët po përpiqen të përqendrohen vetëm në financimin e Izraelit.

Austin dhe Blinken argumentuan se mbështetja duhet të jetë e përbashkët për të dy vendet, sepse konfliktet janë të ndërlidhura. Ata u ndërprenë vazhdimisht nga protestuesit, të cilët bënë thirrje që Izraeli ta ndalë bombardimin e Rripit të Gazës dhe kërkuan armëpushim të menjëhershëm.

Blinken tha para komisionit, pasi protestuesit u nxorën nga salla, se ai i dëgjoi “pasionet e shprehura në këtë sallë dhe jashtë saj” për t’i dërguar ndihma Izraelit.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për ta mbrojtur jetën e civilëve, tha ai, duke shtuar se “por të gjithë ne e kuptojmë domosdoshmërinë për t’u ngritur në këmbë për aleatët dhe partnerët tanë kur siguria dhe demokracia e tyre kërcënohet”.

Lloyd Austin ndihma ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.