Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lobimi 675 mijë dollarë/ Sot seanca e parë e gjyqit për Bashën

11:30 / January 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luli basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme 13 Janar në orën 14:00, zhvillohet seanca e parë paraprake për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, pasi u morën të pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve. Në seancën paraprake gjykata mund të marrë një nga tre vendimet e mëposhtme; të rikthejë dosjen, ta kalojë në gjyq ose ta pushojë për mungesë provash për akuzat që janë ngritur.

Lulzim Basha, u mor i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Në bankën e akuzës janë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financieri i kësaj force politike Ilir Dervishi.

Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale” u pushuan.

Ja sa vite burg rrezikon Lulzim Basha
Por sa vite burg rrezikon kryedemokrati Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD nëse provohen akuzat për falsifikim? Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për qëndrimin e Zelenskyt ndaj Kosovës: Ukraina gabon, por e drejta e saj për liri është e padiskutueshme

13:40 / August 13, 2026

Propozimi i PS për Territorialen, Aulon Kalaja: Është reformë elektorale

16:39 / August 12, 2026

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026

Rama: “Serbia e humbi Kosovën”, reagim ndaj kritikëve në Prishtinë

12:05 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.