Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lobimi rus/ A do të shkojë Basha nesër në prokurori? Rama: Tani është i akuzuar, si do e përballojë?

20:35 / June 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nesër në orën 09:30 është thirrur në Prokurorinë e Tiranës pasi do të njihet zyrtarisht me akuzën si i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Nga Pogradeci, Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Duke iu referuar, dosjes së lobimit rus, kryeministri tha se Basha nuk është më i dyshuar, por i akuzuar.

“Arsyeja pse duan ta bëjnë Shqipërinë zhele për të mos hapur negociatat, është se ata e dinë se cfarë vjen. Vettingun nuk e ndaluan dot. Nuk mjafton pastrimi, pasi kur fillon negociatat në tavolinë ke dy kapitujt e parë dhe BE-ja të thotë urdhëroi kapitujt e drejtësisë. Ata e dinë mirë këtë, historia e vendeve që kanë hyrë në BE, duhet të provojnë që janë shtete të së drejtës. Po ku e përballon dot Saliu këtë situatë, po Iliri, po Lulëzimi që nuk e di  sa vite ka që bën prokurorin LIVE dhe tani nuk është i dyshuar, por i akuzuar, si do e përballojë këtë? Prandaj fallxhorja punon ditë natë që rruga të mbyllet” tha ai.

Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Shqiptarja.com siguroi shkresën e firmosur në datë 12 qershor nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë (nesër) në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm.

Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA (lexo ketu). Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.