Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Loja” e PS me demokratët në Kuvend. Nikolla lexon letrën e Bashës: Bardhi jo pjesë e grupit të PD

08:53 / October 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 12 at 12.06.12
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse seanca e së enjtës në Kuvendin e Shqipërisë ishte një seancë e posaçme për Kosovën, PS-ja shfrytëzoi rastin për të futur për votim rendin e ditës të seancës plenare të datës 5 tetor. Mes tyre ishin edhe kërkesat për ngritjen e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS të cilat u rrëzuan nga socialistët.

Ajo që tensionoi edhe më shumë situatën në sallën e Kuvendit ishte leximi nga Lindita Nikolla të njoftimeve të Lulzim Bashës për përjashtimin e Gazmend Bardhit si deputet të Partisë Demokratike, akt të cilin Sali Berisha e konsideroi si përjashtim tëopozitës nga parlamenti.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e konsideroi të paprecedentë sjelljen e kryeparlamentares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në seancën e djeshme parlamentare që lexoi njoftimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Bardhit nga grupi i PD. Bardhi akuzon Ramën se ka marrë peng Reformën Zgjedhore, si dhe dënon rrëzimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita.

Seanca e djeshme, e cila nisi në orën 10:00 zgjati deri në orën 17:00 të pasdites, nisi me një minutë heshtje për viktimat e luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Për Berishën, fjalimi i Ramës ishte shkruar në zyrën e Vuçiç.

Në fund të seancës pas votimit të rezolutës, opozita bllokoi foltoren pasi nuk pranonte që Nikolla të hidhte në votim projektligjet që u shtynë seancën e kaluar. Kuvendi rrëzoi me 70 vota dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS dhe koncesionet ne shëndetësi.

PD PS Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.