Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në 6 shkurt pamje nga ekipi sportiv shqiptar, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano. Rama shprehet se flamuri kombëtar shqiptar është valëvitur me krenari në San Siro.
“Flamuri kuq e zi valëvitet në San Siro, në hapjen e Lojërave Dimërore, Milano Cortina 2026”, shkruan kreu i qeverisë.
Rama iu ka uruar suksese sportistëve shqiptarë që marrin pjesë në këtë event. “Suksese Lara, Denni, Lisa dhe Semire”, shkruan ai.
Për këtë ceremoni të veçantë, ka bërë një postim në rrjetet sociale edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ai thotë se është mikpritur nga presidenti italian Sergio Mattarella në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano të Italisë.
“I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano- Cortina 2026.
Ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për vendin tonë. Uroj që sportistët tanë – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues. Forca Shqipëri”, thuhet në postimin e Begajt.
Milano mikpret Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat nisin sot në datë 6 shkurt dhe përfundojnë në datë 22 shkurt 2026.
