Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lojërat Olimpike Dimërore. Rama: Flamuri shqiptar valëvitet në San Siro

22:12 / February 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në 6 shkurt pamje nga ekipi sportiv shqiptar, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano. Rama shprehet se flamuri kombëtar shqiptar është valëvitur me krenari në San Siro.

“Flamuri kuq e zi valëvitet në San Siro, në hapjen e Lojërave Dimërore, Milano Cortina 2026”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama iu ka uruar suksese sportistëve shqiptarë që marrin pjesë në këtë event. “Suksese Lara, Denni, Lisa dhe Semire”, shkruan ai.

Për këtë ceremoni të veçantë, ka bërë një postim në rrjetet sociale edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ai thotë se është mikpritur nga presidenti italian Sergio Mattarella në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Milano të Italisë.

“I nderuar që së bashku me miq te mirë u mikpritëm nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella në ceremonitë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano- Cortina 2026.

Ky është një moment krenarie dhe përfaqësimi dinjitoz për vendin tonë. Uroj që sportistët tanë – Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa – të na bëjnë krenarë me paraqitjen dhe shpirtin e tyre garues. Forca Shqipëri”, thuhet në postimin e Begajt.

Milano mikpret Lojërat Olimpike Dimërore, të cilat nisin sot në datë 6 shkurt dhe përfundojnë në datë 22 shkurt 2026.

dimerore lojrat olimpike Rama San Siro
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga telefoni te adresa e shtëpisë, GJKKO shton kufizimet dhe kërkesat ndaj gazetarëve, por nuk u garanton të drejtën për të filmuar apo transmetuar seancat

15:33 / September 1, 2026

Pas largimi të Anuela Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Veliaj komandon Alban Dokushin

15:23 / September 1, 2026

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

11:44 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.