Rusia dhe Bjellorusia janë përjashtuar nga Lojërat Paralimpike Dimërore të cilat do të mbahen këtë vit në Pekin. Asnjë atlet nga këto dy vende nuk do të ketë të drejtën të marrë pjesë dhe të garojë në to. Ky vendim u konfirmua nga Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik (IPC).
Nëpëmjet një prononcimi, burime nga komiteti thanë: “Pas një takimi të thirrur posaçërisht, Bordi Drejtues i IPC ka vendosur të refuzojë hyrjet e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia për Lojërat Paraolimpike Dimërore të Pekinit 2022.”
Pra nga kjo deklaratë, kuptojmë qartë se para-atletët nga këto vende përkatëse nuk do të lejohen më të marrin pjesë në Lojërat që hapen më 4 mars 2022.
