Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Lojtarët i zbuloja në internet”, De Biasi tregon eksperiencën me Shqipërinë

12:40 / March 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
de biazi 1024x641 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gianni De Biasi është padyshim trajneri më i suksesshëm në historinë e kombëtares së Shqipërisë nisur nga fakti që kuqezinjtë për herë të parë mbërritën në finalet e një Europiani, pikërisht nën drejtimin e italianit.

Megjithatë, rruga deri në Francë 2016 nuk ka qenë e lehtë dhe tekniku De Biasi para ndeshjes miqësore së Shqipërisë ndaj Spanjës ka treguar në një intervistë për median katalanase “Ara”, se disa prej lojtarëve që i afroi në kombëtare i gjeti nëpërmjet internetit pasi nuk kishte një arkivë specifike për ta, ndërsa shtoi se ndeshja kundër Serbisë është edhe eksperienca e tij më e keqe në rolin e trajnerit.

“Duhej të ndërtoja një projekt nga zero dhe të bindja lojtarë të cilët kurrë më parë nuk kishin qenë pjesë e kombëtares. Shikoja në internet për emra apo mbiemra shqiptarë dhe më pas gjeja videot e futbollistëve.

Nëse ai lojtar do të qëllonte të kishte ëndrra dhe ambicie atëherë ne do ta kontaktonim. Kisha me vete edhe një avokat për të kaluar burokracitë, ndërsa kuptoja më mirë edhe ligjet shqiptare. Sapo ia dolëm t’i jepnim kombësinë lojtarit të parë, me të tjerët pastaj u bë më e lehtë.

Ndeshja me Serbinë? Kur u shortuam me ta, menjëherë mendova si do të ishte e mundur të luanim kundër tyre. Disa të afërm dhe familjarë të lojtarëve të Shqipërisë kishin humbur jetën në luftë prej serbëve.

Në momentin kur nisi rrëmuja në stadium, nxituam për në dhomat e zhveshjes. Arbitri kërkoi të rifillonte lojën, por ne refuzuam në mënyrë kategorike. Rrezikuam jetën dhe për mua ajo është eksperienca më e keqe si trajner”, u shpreh De Biazi.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.