Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Lokalizimi”, si ra në pranga 40-vjeçari i kërkuar nga Kosova

13:45 / January 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fasti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga Kosova për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar në Tiranë. Bëhet fjalë për Gazment Mejaj, i cili jetonte në një banesë me qira në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.

“Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës”,bën të ditur policia.

NJOFTIMI

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

40-vjeçari strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja”, Tiranë.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debat në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës.

10:34 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 tubues

10:28 / November 11, 2026

Zelensky: Në bisedime u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë

10:26 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.