Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Londër-New York për 3.5 orë/ Kompania amerikane prezanton “të birin” e Concorde që do transformojë aviacionin

21:25 / July 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avioni më i shpejtë në botë i quajtur “biri i Concorde” do të kalojë Atlantikun, me destinacionin Londër-New York për vetëm 3.5 orë. Kompania e aviacionit Boom Supersonic zbuloi në Farnborough International Airshow modele të avionit të saj Overture.

Avioni përmban katër motorë, një trup të ri dhe më pak vende për pasagjerë sesa avionët tradicionalë dhe pretendohet se do të bëjë që njerëzit të mund të fluturojnë përtej oqeanit Atlantik me shpejtësi shumë herë më të lartë se aktualja.

Në mënyrë të veçantë, Overture do të jetë në gjendje të lundrojë me 1.7 Mach mbi ujë dhe pak nën 1 Mach mbi tokë.

“Aviacioni nuk ka parë një kërcim gjigant në dekada”, tha në një deklaratë themeluesi dhe CEO i Boom, Blake Scholl.

“Overture është revolucionar në dizajnin e vetë dhe do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si ne mendojmë për distancën. Një mënyrë e tillë që dizajni i avionit është unik është se ai është zhvilluar për të emetuar karbon neto zero, duke fluturuar me karburant 100% të qëndrueshëm”, shtoi ai më tej.

Kompania gjithashtu vuri në dukje se ishte në partneritet me kontraktorin “Northrop Grumman” për të zhvilluar aeroplanë ushtarakë dhe të reagimit emergjent.

“Ky bashkëpunim mund t’i “sigurojë SHBA-ve dhe aleatëve një aftësi të pashoqe me shpejtësi të lartë kur dhe ku është më e nevojshme”, vuri në dukje Scholl.

Më pas ai përcaktoi fushat me interes si “mbikëqyrja dhe zbulimi me reagim të shpejtë, komanda dhe kontrolli, si dhe misionet e lëvizshmërisë dhe logjistikës”.

Kur do të fluturojë avioni?

Ndërsa është e paqartë saktësisht se kur avioni do të dalë në prodhim, kompania ka filluar të hedhë themelet. Boom do të fillojë duke ndërtuar skeletin e ‘zogut të hekurt’, i cili do të përdoret për testimin e komponentëve dhe sistemeve të fluturimit, raportoi Victor Tangermann për Futurism.

“Deri më tani, kompania ka ndërtuar vetëm një demonstrues të shkallës së një të tretës të quajtur XB-1 që pritet të testohet gjatë këtij viti”, shpjegoi Tangermann.

Testimi dhe simulimet do të ndodhin në zyrat e Boom-it në Centennial, Kolorado.

concorde kompani amerikane londer-new york
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Haradinaj dhe deputetët e Aleancës në shesh, i bashkohen protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit

12:43 / September 18, 2026

Ali Ahmeti: Jam i indinjuar me Albin Kurtin, t’i lere pas zënkat me mua e Ramën

11:47 / September 18, 2026

OKB: SHBA-të dyshohen për krime lufte në Iran

11:44 / September 18, 2026

BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë

11:40 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.