Bregdeti shqiptar do të kthehet padyshim në një nga destinacionet më të preferuara për verën nga turistet, të cilët mund të shijojnë plazhet e virgjëra spektakolare dhe detin blu. Nuk janë të pakta mediat prestigjoze ndërkombëtare, të cilat sugjerojnë vazhdimisht turistet të vizitojnë vendin tonë.
Këtë herë një tjetër media prestigjioze i ka kushtuar kohë bregdetit shqiptar.
“Lonely Planet” ka publikuar një artikull për plazhet më të mira të Shqipërisë të cilat janë të mahnitshme.
Dhërmia
Plazhi i Dhërmisë është ndër më të njohurit në Shqipëri – një vend ku rëra është me gurë të bardhë ndërkaq deti mbanë ngjyrë të kaltër të mbyllur.
Palasa
Për momentin, Palasa mbetet një vend i përsosur për ata që duan t’i shmangin turmat e njerëzve. Në këtë plazh mund të bëni kamping dhe të notoni në ujin e pastër.
Ksamili
Në jug të Sarandës gjendet Ksamili – një destinacion i përsosur në kufi me Greqinë. Në tre ishujt që gjenden në këtë det mund të shkoni me not ose me barkë. Ky vend është një qendër e madhe turizmi për vendasit dhe mbushet me njerëz gjatë verës.
Buneci
Ky është një tjetër i mahnitshëm të cilin duhet ta vizitoni në Shqipëri. Perëndimet e diellit janë të mahnitshme, ndërkaq gjatë ditës mund të freskoheni në ujin e kristaltë të këtij plazhi.
Himara
Pavarësisht zhvillimit në dekadën e fundit, ky vend ende nuk e ka humbur sharmin, ndonëse gjatë verës mbushet me njerëz.
Borshi
Bregdeti 7-kilomterësh i Borshit ju ofron një pamje të mrekullueshme, por më e jashtëzakonshmja rreth këtij plazhi është se turizmi shumë pak e ka prekur këtë vend pavarësisht komunitetit të rëndësishëm dhe industrisë së prodhimit të vajit të ullirit.