Zilet e lopëve mund të vazhdojën të tringëllijnë në një farmë bavareze, pavarësisht ankesave të përhershme të fqinjëve.
Ky ishte vendimi i fundit ndaj ankesës së një çifti nga Holzkirchen, Gjermani, një qytet mjaft paqësor për një çështje që kishte nisur pesë vite më parë. Por çifti ka në plan ta apelojë sërish.
Ata argumentojnë se lopët e fermës së Regina Killer i lënë pa gjumë tërë natën për shkak të tringëllimit të zileve. Por politikani i Bavarisë Ilse Aigner, thotë se “lopët, me zilet e tyre, janë pjesë e jetës sonë rurale”.
Për më tepër, çifti ka kundërshtuar gjithashtu erën e keqe të plehut dhe insektet që e shoqërojnë.
Në gjykatë madje avokati i tyre vendosi një audio ku dëgjohej zhurma e zileve të lopëve, me një matje prej 70 decibel në dritaren e dhomës së gjumit të çiftit që ka bërë ankesën. Por për gjykatën kjo nuk ishte një provë bindëse.
Çifti nuk ishte i kënaqur me një marrëveshje me Killer në 2015, sipas të cilët fermerja do të duhej të mbante lopët e saj 20 metra larg pronës së fqinjit. Duke folur për gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung, ajo tha se “është çështje e traditës sonë” dhe “ nëse vazhdon kështu, do të jetë fundi i Bavarisë”.