Prej kohësh tashmë përflitet lidhja mes Loredanës dhe reperit gjerman Zuna, pas ndarjes së reperes nga bashkëshorti i saj këngëtar, Mozzik.
Në fakt ata e kanë mohuar lidhjen mes tyre por ja që faktet tregojnë të kundërtën.
Ata janë izoluar të dy dhe këtë periudhë po e përdorin edhe për të punuar.
Dyshja ka kanë përgatitur një këngë të re dhe titulli na tërhoqi vëmendjen të gjithëve.
“Ti je e imja”, mban titullin kënga e cila do të publikohet ditën e enjte në orën 23:59.
Për të përpunuar këngën, atyre u janë dashur vetëm 45 minuta dhe mezi po presim që ta dëgjojmë.
