Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lorenc Vangjeli: Basha i kishte vënë çmim opozitës, blihej nga qeveria

23:32 / November 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për opozitën, në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha. Vangjeli tha se Basha i kishte vënë një çmim opozitës, ndonjëherë të lirë dhe ndonjëherë më të shtrenjtë për të shitur kauza dhe opozitarizmin.

Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se qeveria blinte opozitën, ndërsa kjo e fundit priste që të hynte në zyrat e shtetit.

Lorenc Vangjeli: Shumë ose pak, nganjëherë shumë lirë madje kishte një çmim, i gjendej mënyra se si të blihej, se si të shiste kauza, se si të devijonte rrugë, se si të vetëvritej dhe të hidhte në erë madje dhe sistemin, sot kjo është e pamundur. A është e mundur nga ana tjetër që këta njerëz të jenë oferta për nesër?

Blendi Fevziu: Pra ti po thua që opozita sot është më solide në vetëvete në raport me atë që bën por nuk është ofertë për pjesën tjetër të publikut?

Lorenc Vangjeli: Ka një opozitë në kuptimin klasik të fjalës. Dje nuk ishte kështu. Është ca më shumë se kaq. Dje ka qenë një opozitë e cila ishte e listuar në bursën e korrupsionit shqiptar. Dhe në qoftë se ne nuk e pranojmë këtë të vërtetë atëherë kot po flasim.

Blendi Fevziu: Opozita e Bashës thua ti?

Artan Hoxha: Dhe nga kush korruptohej?

Lorenc Vangjeli: Ka qenë e kuotuar.

Artan Hoxha: Kush e blinte pra?

Lorenc Vangjeli: Qeverisja kishte çmimin dhe herë pas here e merrte dhe xhaba, është një fjalë…

Artan Hoxha: Pra po thua që qeveria blinte opozitën?

Lorenc Vangjeli: Po mor po, po. Blinte institucionin që duhet të ishte normalisht më morali në vend, dhe vetëm moral nuk kishte. E shitën kauzën e opozitarizmit duke pritur që të hynte në zyrat e shtetit. Një qeverisje që tenton të korruptojë pjesën më morale që duhet të jetë e shoqërisë. 

Basha Lorenc Vangjeli Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.