Bojken do të bëhet së shpejti me një motër. Flasim për Lorik Canën dhe bashkëshorten e tij italiane Monika, e cila është në pritje të fëmijës së dytë.
Ka qenë vetë Monika që ka bërë të ditur gjininë e bebes në rrjetet sociale. Më herët bukuroshja italiane ishte shprehur se dëshironte të kishte një vajzë dhe ta quante Enkelejda. Familja po zgjerohet dhe lajmi i pritjes së një vajze është lumturi e pamasë për ta.
Bojken, djali i Lorikut është 4 vjeç dhe të gjithë e kemi parë përkushtimin që ka i ati ndaj tij.

