Tërmeti tragjik që preku vendin ka angazhuar edhe figura të njohura shqiptare e një mes tyre është dhe ish kapiteni i kombëtares, Lorik Cana. Ai ndodhet në SHBA, ku po mbledh fonde për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Në një deklarata për “Zëri i Amerikës” Cana u shpreh: “Sigurisht ka pasur anulim të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe flamur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështetjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”. Deri tani ai ka zbuluar se ka mbledhur 50-60 mijë dollarë, por po punon që të mbledhë akoma më shumë.
