Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Lot, emocione dhe fjalë të ndjera! Donaldi surprizon Romeon në “Më lër të flas”

22:14 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veshajt2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Më lër të flas” bëri bashkë këtë sezon vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

Sot, ata mbyllin me sukses emisionin që transmetua për 12 javë çdo të premte në Top Channel dhe Donaldi kishte menduar një surprizë që përloti jo pak binjakun e tij.

Në një videoklip ku tregoheshin momentet e bukura ku janë gjithmonë bashkë, që kur ishin fëmijë, Donaldi ki foli me fjalë zemre Romeos, të cilin e falenderoi për mbështetjen e pakushtëzuar që i ka dhënë.

“Gjysma ime, e di që zërin e kam njësoj si ty. Kemi ardhur në këtë jetë bashkë dhe vazhdojmë të jemi çdo ditë të pandarë, sepse vetëm bashkë jemi të plotë.

Kemi qenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin, ndoshta ti ke qenë më shumë se unë. Që kur ishim të vegjël, ti ishe ai që më mbroje, që më falje çdo gabim dhe më dhuroje çdo gjë që ishte jotja.

Nëse do mundeshe, e di që je i gatshëm të më dhurosh edhe shpirtin. Më kujtohet kur ishim të vegjël… ndoshta nuk kishim aq veshje apo lodra sa do të donim, por kishim ëndrra. Kishim ëndrra se një ditë do të rriteshim dhe së bashku ato ëndrra do t’i bënim realitet.

Ti ke qenë ai që je hedhur i pari, doje që ne të kishim çdo të mirë. Nuk ke menduar asnjëherë për veten. Nuk ke dashur asgjë për veten. Mjaftonte që ne të ishim mirë. Kemi pothuajse 27 vite jetë dhe ti je i vetmi që ke bërë çdo gjë për mua. Ti ke qenë gjithmonë aty për mua, në çdo lot, vuajtje, vështirësi që kam kaluar. Më ke dhënë forcë, më ke ofriar mbështetjen tënde gjithmonë, prandaj sot jam unë që dua të bëj diçka për ty. E di që nuk është asgjë para asaj që ke bërë mua, por dua të them, nëpërmjet këtij klipi, që unë do të jem gjithmonë aty për ty.

Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!”

image 15
image 16
image 17

Donaldi romeo suprizon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.